Vetëm 6 gola në 18 ndeshje/ Kjo është arsyeja e formës së dobët të Messit me PSG

by admin
Spread the love

Lionel Messi te PSG duhej të ishte lëvizja e bujshme e merkatos dhe të ndryshonte plotësisht fytyrën e parisienëve. Por deri tani, ylli argjentinas ka dhuruar shumë pak nga ajo që na ka mësuar në vite dhe pasi kanë kaluar 6 muaj, deri tani rezulton një dështim i madh.

“El Confidencial” ka publikuar sot një reportazh ku tregon prapaskenat e kësaj situate të pazakontë. “Nuk është i motivuar, përballet me kritika dhe është në një formë shumë të keqe fizike”, shpjegon gazeta spanjolle, e cila ka bërë të qartë se si “Pleshti” nuk po arrin të tregojë atë për të cilën zgjodhi PSG-në.

Vetëm një gol në kampionatin francez ku mendohej se do ta kishte të lehtë të shpallej golashënuesi më i mirë dhe pak ndeshje në Ligën e Kampioneve ku ka treguar realisht vlerat e tij, është bilanci i dobët i këtij edicioni deri tani. Sipas gazetës, gjithçka është pasojë e faktit se Mesi nuk ka kapërdirë ende zhgënjimin e largimit nga Barcelona pas 22 vitesh dhe ndjehet ende i tradhtuar nga katalanasit. Vetëm udhëtimet e fundit në Argjentinë dhe Katalonjë kanë kthyer pak humorin e tij, pasi Parisi tashmë duket si “burg i artë”.

Klubi ka bërë maksimumin për të, duke i vënë në dispozicion shoferë për lojtarin e familjen, një mësues gjuhe që të përshtaten shpejt me frëngjishten, si dhe një vilë luksoze pranë bashkëkombësve të tij, Di Maria e Paredes, që të mos ndjehej i vetmuar. Por kjo nuk ngroh Meisn dhe familjen e tij. “Gjuha dhe miqtë e zakonshëm në Barcelonë janë ato që i mungojnë Mesit”, shpjegon “El Confidencial”, i cili thekson se deri tani, eksperienca e argjentinasit në kryeqytetin francez, mund të cilësohet një dështim i bujshëm. 

You may also like