“Vështirë që Kina të arrijë një marrëveshje mbi çmimet e makinave elektrike në fund të tetorit”

by admin
Spread the love

BE merr oferta të çmimit minimal nga palët kineze – thotë një funksionar

 

Komisioni Europoan ka marrë nga Dhoma e Tregtisë kineze oferta për çmimin minimal që përfshijnë prodhues të ndryshëm të makinave elektrike, dhe, veçmas, nga disa eksportues individualë, si pjesë e negociatave për të shmangur tarifat e BE-së, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

“Nuk e përjashtoj, por duket shumë, shumë e vështirë, arritja e një marrëveshjeje brenda fundit të tetorit, për shkak të çështjeve shumë komplekse dhe të vështira për t’u zgjidhur” – tha të hënën zyrtari, duke iu referuar datës së parashikuar për fundin e një hetimi të BE-së kundër subvencioneve për makinat elektrike, kur do të vendosen tarifat.

BE deklaroi se bisedimet mund të zgjasin përtej atij afati, por zyrtari tha se sfida është e jashtëzakonshme, pasi marrëveshjet mbi çmimet, që parashikojnë një çmim minimal, deri më tani kanë qenë për mallra homogjene, sesa për produkte komplekse si makinat.

>

Të shtunën, Kina i kërkoi Bashkimit Europia të mos zhvillojë bisedime të veçanta mbi çmimet e makinave elektrike të prodhuara në Kinë dhe të shitura në BE, duke paralajmëruar se kjo do të “trondisë themelet” e negociatave dypalëshe të tarifave.

Zyrtari i BE-së deklaroi se do të ishte “shumë e pazakontë” të përqendrohesh vetëm në një marrëveshje çmimi dhe të mos marrësh në konsideratë të tjerat.
Në të vërtetë, Komisioni është i detyruar t’i shqyrtojë të gjitha ofertat.

/ Reuters

Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like