Verstappen triumfon në garën sprint në Brazil – Shqip

by admin
Spread the love

Kampioni i botës në fuqi, holandezi i Red Bull, Max Verstappen, fitoi mbrëmjen e sotme garën sprint të zhvilluar në pistën e Interlagos, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Brazilit në Formula 1. Një garë e dominuar nga Verstappen, që mori kreun që në kthesën e parë dhe e ruajti atë deri në fund.

Norris, që e niste garën nga vendi i parë, u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, duke mos arritur dot për asnjë moment të shqetësojë holandezin. Në podium u ngjit edhe meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull (i treti), që tregon për dominimin e makinës kampione.

Jashtë podiumit mbetën makinat Mercedes e Ferrari, me britanikun George Russell që u rendit në vendin e katërt e pas tij monogasku Charles Leclerc me Ferrari (i pesti). Në zonën e pikëve edhe Tsunoda, Hamilton e Sainz. Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet gara e Brazilit në Formula 1.

You may also like