Verstappen sfidon motin me shi në Brazil – Shqip

by admin
Spread the love

Kampioni i F1 do niset nga vendi i parë, krah tij Ferrari i Leclerc

Kampioni i Botës, Maks Verstappen do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Brazilit. Holandezi ishte fenomenal në pistën e Interlagos, për të regjistruar kohën më të mirë. Reshjet e shiut ndërprenë në mes provat zyrtare, me 26-vjeçarin që deri në atë moment ishte më mirë se rivalët.

“Pres të njëjtën gjë edhe në garë. Këtu ka gjithmonë konsumim të gomave, kështu që gjithçka ka të bëjë me menaxhimin. Vitin e kaluar nuk e kemi marrë siç duhet, por mendoj se po, jemi pak më mirë këtë vit”.

Në rreshtin e parë do të niset piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, teksa pas tij u renditen Lance Stroll dhe Fernando Alonso.

I distancuar me rreth 700 të qindat nga koha e regjistruar nga Vershtappen ishte Ljuis Hamilton. Britaniku do të niset nga vendi i pestë përkrah me Lando Norris.

Llogaritë në Formula Një janë mbyllur si në garën për titulin kampion për pilot ashtu edhe për kontruktorë.

Tre gara nga fundi, rivaliteti në këto dy fronte është i ashpër për nënkampionin e sezonit aktual.

Klan News

You may also like