Verona blen kartonin e Simeones, por është i destinuar të shitet sërish

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Giovanni Simeone i ka bindur të gjithë te Hellas Verona, ndërsa këta të fundit kanë shfrytëzuar edhe opsionin e të drejtës së blerjes. “Cholito” është tashmë zyrtarisht një lojtar i Veronës që e bleu nga Cagliari, pasi më parë ishte në formë huazimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi veronez me anë të një komunikate zyrtare. Në të thuhej se Simeone ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Veronën deri në vitin 2026.

Megjithatë, e ardhmja e tij edhe pse u ble përfundimisht nga Verona, mund të mos jetë me këtë klub. Për të janë të interesuara shumë klube nga Serie A si Lazio, Napoli e Juventus, por edhe nga Premier League ku “Cholito” ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit.

Foto: Hellas Verona, Facebook

You may also like