Veriu i trazuar, plagoset polici i Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Një polic i Kosovës është plagosur mbrëmë rreth orës 23.00 në fshatin Srbova të komunës së Zveçanit, njoftoi Policia e Kosovës.

Siç kanë thënë ata, patrulla policore që ishte në detyrë të rregullt është sulmuar nga persona të panjohur të armatosur me tuba të gjatë të cilët ndodheshin në veturën “Audi” me targa të Serbisë – Mitrovicë e Kosovës.

Si pasojë e incidentit është lënduar lehtë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa vetura e policisë është dëmtuar dukshëm. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar, ndërsa policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore, tha policia.

Sulmi ndodhi në të njëjtën mbrëmje kur Policia e Kosovës dërgoi përforcime policore në veri të Kosovës pas disa incidenteve të shënuara ditët e fundit për shkak të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve speciale në katër komuna me shumicë serbe, të cilat janë caktuar për 18 dhjetor.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, me shumicë serbe: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potok, u shpallën më 18 dhjetor, pasi përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë dhe gjyqësorin.  /tesheshi.com/

 

 

You may also like