Verifikoni fije e për pe klubet e notit! Vepro KOK dhe kryetar i KAS-it! 

by admin
Spread the love

Federata e Notit e Kosovës nuk është e licencuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës!
Komuniteti i notit ka kohë që është në ajër dhe askush nuk e di se si do përfundojë hallakatje mes tyre!

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Eroll Salihu, kryetar i KAS-it (Komisionit të Arbitrazhit), është mirë të rishqyrtojnë edhe një herë vendimin ndaj FNK-së!

E para, në not siç po thonë pozitë dhe opozitë, të formohet një Komisioni i KOK-ut dhe në bashkëpunim me KAS-in dhe MKRS-në, gradualisht të verifikohen të gjitha klubet fije e për pe në çdo skutë që ekzistojnë ato, cilat janë aktive e cila janë aktive!

Mos të ketë tolerime por veproni pamëshirshëm për të gjitha ata persona që kanë themeluar klube fiktive apo ekzistojnë, me 1, 2 , 3 apo 5 anëtarë! Shkoni dhe secilin klub kontrolloni me libreza sa garues i ka stërvitje, mos pranoni lista që i mbushin me emra! Verifikoni çdo imtësi!

Të ndiqen edhe penalisht! 

Jo vetëm të noti, por në të gjitha sportet të veprohet fuqishëm, pamëshirë, të pastrohen të gjitha listat!

Mos licenconi federata me klube fiktive apo që ka një person më shumë pozita! 

Jo vetëm të luftohen klubet fiktive por edhe federatat fiktive. Nuk ka Kosova buxhet që t’i financojë klubet fiktive dhe federatat fiktive!

Mos lejoni të dëmtohet buxheti i Kosovës! Paraja të investohet aty ku duhet!

Federatat nuk janë pronë e askujt, federatat nuk janë më u pasuruar disa persona!  Luftoni klubet fiktive, sepse edhe aty dikush i mbush xhepat nëpër komunat ku ekzistojnë ato. 

Është koha e fundit që të veprohet. KOK dhe KAS, a e dini se sot një person i ka 3-4 klube?

A e dini se një person i ka tre a katër funksione, dhe vrapon poshtë e përpjetë për të zaptuar edhe pozita tjera!  

A është konflikti interesi? Nuk është më rëndësi a do të fitojë Astrit Haliti apo Bashkim Haxhimusa, të verifikohen të gjitha klubet fije e për pe. Mos lejoni që klubet të formohen për vota, për përfitime! Veproni!

You may also like