Veprimi i Ronaldos bëri që De Gea për një moment “të çmendet”

by admin
Spread the love

Manchester United mbrëmë pësoi humbje minimale në shtëpi 0:1 ndaj Wolves duke e nisur kështu vitin 2022 me disfatë.

Gjatë pjesës së parë, një veprim i Cristiano Ronaldos irritoi shumë portierin David de Gea.

Në minutën e 35-të në hyrje të zonës së rreptësisë, portugezi “asistoi” për kundërshtarët, duke dhuruar kështu mundësinë e artë sulmuesit Raul Jimenez.

Megjithatë, Ujqërit nuk arritën të shënonin dhe De Gea doli nga porta dhe sulmoi ashpër kapitenin të ri, i cili sigurisht nuk ishte mësuar me sjelljen e shokëve të skuadrës ndaj tij.

Ronaldo dikur ishte në shënjestrën e kritikave pasi nuk e ndihmon aspak mbrojtjen dhe këtë herë shkoi një hap më tej duke i krijuar mundësi kundërshtarit.

You may also like