Veprim i qëllimshëm politik i Kurtit – Shqip

by admin
Spread the love

Komentatori politik, Fidan Rama, ka komentuar suspendimin e sotëm të Drejtori Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Rama në Kanal 10 ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për supsendimin e Gjuriqit, ka qenë i duhur, pasi është përpjekje për ta shtrirë autoritetin atje.

“Largimi i Gjuriqit, sjellë një pasojë të re e që është largimi i serbëve nga institucionet. Por, po e përsëris se kjo nuk është hera e parë që ka ndodhë…Kjo në parim nuk do të paraqes ndonjë paralizë institucionale, e emëron komandatin e ri”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka thënë se megjithatë vendimi i Kryeministrit Kurti ka qenë i qëllimshëm.

“Nëse e shohim në këtë prizëm, atëherë këtu ka një veprim të qëllimshëm politik të z.Kurti, i cili po do me provoku këtë situatë në veri të vendit”, ka thënë ai.

Lexo lajme interesante

You may also like