Vendoset çmimi tavan, mbeten pa karburant pikat e tregtimit në Hungari

by admin
Spread the love

Çmimi tavan që ka vendosur qeveria hungareze, po rëndon mbi drejtuesit e automjeteve në një mënyrë të papritur për ta, pikat e tregtimit kanë mbetur pa karburant të mjaftueshëm, e ndërkohë  kompania shtetërore e prodhimit të gazit dhe naftës nuk po përballon dot kërkesën e lartë.

Në qindra pika të tilla, klientët njoftohen për sasinë e mbetur të karburantit apo çmimet. Në Martonvasar, rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Budapest, drejtuesit e mjeteve informohen se mund të blejnë vetëm dy litra karburant me çmimin e reduktuar, të vendosur nga qeveria më shumë se një vit më parë. Por kompania shtetërore e energjisë MOL, nuk po arrin tashmë të furnizojë rregullisht bizneset, e kjo sjell kufizimin e sasisë së karburantit që vihet në dispozicion të klientëve.

Një numër i madh biznesesh thonë se nuk janë furnizuar nga MOL prej 3 javësh tashmë. “Furnizimi ka shkuar saktësisht në zero, karburanti me çmim të rregulluar po zhduket nga tregu”, tha për Associated Press Laszlo Gepesz, pronar i një pike të vogël karburanti është bashkëkryetar i Shoqatës së Bizneseve të Pavarura të Karburanteve në vend.

Qeveria hungareze vendosi vitin e kaluar që 1 litër naftë apo benzinë të shitej me 1.22 dollarë (480 forints). Me problemet e importit pas luftës në Ukrainë,  kompania shtetërore u bë vetmja e cila prodhonte naftë e gaz që mund te shitet me çmimin e kontrolluar. Por kapacitetet e saj nuk mund të përballojnë të furnizojnë të gjithë vendin me karburant të lire.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like