Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë nga 1 tetori, vjen reagimi i parë nga demokratët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se miratimi nga Enti Rregullator i Energjisë për vendosjen e rritjes së çmimit të energjisë për fashën mbi 800 këh nuk është në interes të qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit, Tabaku tha se qeverisa shqiptare dhe ERE duhet të mbrojnë qytetarët, gjë që sipas saj nuk e bënë.

“Është e pajustifikuar rritja e çmimit. I kërkuam ERE-s që të ketë interes për qytetarët. Çmimi i energjisë është rritur për 75% në vitin 2015. Kjo ka sjellë një rritje të përgjithshme të çmimeve dhe një rritje të varfërisë. Mosrritja e pagave, rritja e taksave në sektorin privat kanë krijuar një ngërç të jashtëzakonshëm në ekonominë shqiptare që ka përgjigje vetëm e rritje taksash dhe tarifash. Është fatkeqësi pasi 500 milionë euro kanë marrë kompanitë e energjisë për përballimin e krizës. Do të prekën familjet me më shumë fëmijët. ERE dhe qeveria shqiptare duhet të kenë interesin qytetarëve por fatkeqësisht nuk e patën. Strategjia e qeverisë për diversifikimin e energjisë. Transparencë për hetimin e shpenzimeve të të gjithë operatorëve në sektorin elektro-energjetik Dosjet në SPAK për abuzimin me energjinë, të ishin objekt hetimi i të gjitha instancave qeveritare. Nuk mund të lejojmë që edhe kriza të përdoret për të bërë biznes”, tha Tabaku.

You may also like