Vendimi për koalicionim me Frontin Europian është i mirëmenduar, bazuar në udhëkryqin politik ku ndodhet Maqedonia – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela për emisionin Debat Plus tha se vendimi për të qenë pjesë e Frontit Evropian ka ardhur mbas shumë ahpave të mirëmenduara, duke u bazuar edhe në momentin e vështirë politik që ndodhet jo vetëm Maqedonia por edhe rajoni.

“Në politikë veprohet me mjetet politike që ke në dispozicion sot, dhe jo para dy viteve, ose para pesë muajve. Sot kemi në dispozicion këto mjete dhe ne i kemi menduar mirë hapat tonë politik, kemi menduar se cili është momenti politik dhe kemi marrë vendimin e koalicionimit me shumë parti të tjera politike, pra me Frontin Evropian. Të fundit ndër aktorët politik që morëm vendimin për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni, dhe duke marrë parasysh edhe udhëkryqin apo momentin politik në të cilin ndodhemi jo vetëm Maqedonia e Veriut por edhe rajoni.
Nëse ne konstatojmë se rajoni nuk ka asnjë rrezik në aspektin e sigurisë atëherë mund të merremi me këto politikat ditore.
Kuptohet se Maqedonia duke qenë anëtare e NATO-s është vend i sigurtë, por është edhe vendi i parë, apo fronti i parë që do të ballafaqohet nëse nodh ndonjë konflikt mes NATO-s dhe Rusisë.”, tha Sela./tvklan.mk/

You may also like