Vendimi më i fundit i Vladimir Putinit, reagon Ilir Meta: Partia e Lirisë dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, dënon vendimin e Vladimir Putin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Meta shkruan se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia, duke shtuar se aneksimi i rajoneve të Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia është i papranueshëm.

Reagimi:

“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial.”-shprehet Meta.

You may also like