Vendimi kundër shkarkimit të Ilir Metës, SHBA: Kushtetuesja po tregon pavarësi dhe integritet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një një deklaratë për shtyp ku vlerëson punën e gjykatës.

Sipas ambasadës, gjykata e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po tregon aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, ka shtuar ambasada në një njoftim në Facebook.

Gjykata Kushtetuese vendosi dje kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i tij si president.

Në një njoftim të publikuar në orët e vona të mërkurën, gjykata ka thënë se faktet e paraqitura nga Kuvendi i Shqipërisë nuk përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

You may also like