Vendimi i Kushtetueses për votimin e emigrantëve, vjen reagimi i menjëhershëm i grupit të Alibeajt

by admin
Spread the love

Grupi i Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me urdhrin që i ka dhënë Kuvendit, për plotësimin e kuadrit ligjor në lidhje me votën e emigrantëve.

Me anë të një deklarate PD thoët se ky vendi është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri. Sipas tyre ky vendim është një grusht për zgjedhjet e 2021-it që i cilësojnë antikushtetuese.

Deklarata e plotë e PD:

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e votës së emigrantëve, është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri

Njëkohësisht, ky vendim është një grusht për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat me plot gojën mund të quhen antikushtetuese.

Për Partinë Demokratike, ky vendim është dëshmi e asaj që kemi thënë në krye të herës, se mohimi i të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, është cenim i të drejtës kushtetuese të votës.

Gjithashtu ky vendim është dëshmi tashmë Kushtetuese, që zgjedhjet e shkuara janë një pasqyrim jo real i votës dhe rrjedhimisht janë zgjedhje të cilësuara tashmë zyrtarisht #antikushtetuese.”-tha ai.

You may also like