Vendimi i fortë i SHBA-së: Bojkot diplomatik në Lojërat Olimpike, ja arsyeja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Amerika ka deklaruar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pekin në vitin 2022  . Lajmi u bë publik nga “Shtëpia e Bardhë”.

Ata thanë se nuk do të dërgojnë një delegacion për arsye të rekordeve të Kinës për të drejtat e njeriut. Gjithsesi atletët do tu lejohet që të marrin pjesë në gara.

Presidenti i SHBA-së, Xho Biden u shpreh para disa kohësh që do ta ndërmerrte këtë veprim. Të dyja partitë kryesore ranë dakord si një shenjë proteste ndaj abuzimit të të drejtave të njeriut.

Gjithsesi Kina ka reaguar lidhur me këtë vendim të SHBA-së.

“Duhet të citoj se Lojërat Olimpike Dimërore nuk janë një skenë politike dhe manipulimi. Nëse SHBA do të bëjë në kokën e vet atëherë Kina do të marrë masa”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Zhao Lijian.

You may also like