Vendimet e Disiplinës: Erzeni rikthen tifozët në stadium

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka pranuar kërkesën e Erzenit për të konvertuar në gjobë dënimin e dhënë në 19 tetor për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Vendimet e plota:

1. Pranimin e kërkesës së KF Erzeni;

2. Konvertimin me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) Lekë të dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me Vendimin nr. 9, datë 19.10.2022 për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

3. Shuma e gjobës, do të zbritet nga të ardhurat që KF Erzeni do të marrë prej të ardhurave nga e drejta televizive për sezonin 2022-23.

4. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

You may also like