Vëllau i Valon Berishës mund të transferohet në Serie A, ky është klubi që e kërkon

by admin
Spread the love

Genoa gjendet në një pozitë të vështirë në tabelën e renditjes, pasi këtë sezon është duke lu.ftuar për të siguruar mbijetesën.

Sulmi i skuadrës italiane ka çaluar deri më tani, prandaj drejtuesit do të shfrytëzojnë merkaton e janarit për të përforcuar këtë repart.

Sipas mediave italiane një alternativë e mundshme është ajo e Veton Berishës, vëllait të Valon Berishës.

Sulmuesi shqiptar luan me ekipin e Vikingëve në Norvegji, ku e mbylli kampionatin në vendin e tretë.

Një pozicion të tillë mban edhe në listën e golashënuesve me 22 gola të realizuar. Marrëdhënia e Berishës me portën duket mjaft e mirë, për këtë arsye në Xhenoa po mendojnë për ta vënë nën urdhërat e Shevçenkos.

Lexo lajme interesante

You may also like