“Vëllai i Madh” surprizon Vivien dhe Getinjon – një dhomë speciale për ta kaluar natën

by admin
Spread the love

Sonte pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP Kosova, dhoma e sekreteve do të shndërrohet në dhomë të surprizave posaçërisht për Getinjon dhe Vivien – dhuratë nga “Vëllai i Madh”.

Çifti më i ri brenda shtëpisë, Getinjo dhe Vivien janë ftuar në dhomën e rrëfimeve nga Alaudini dhe Jonida për të folur rreth romancës së tyre të porsa nisur.

“Kur jam nisur për këtu, e kam ditur që mundet me qenë një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Më pëlqen qetësia e saj, e për pamje as nuk diskutohet”, ka thënë Getinjo.

“Unë i kom do hajgare që rrallë njerëz i kapin dhe Vivi i ka kapur prej fillimit”, ka shtuar ai.

“Që në natën e parë dilnim jashtë herë pas here dhe në qoftë se do e mendoja nuk do të ishte kurrë një lidhje me Getin. Nuk duam t’i nxitim gjërat. Shpresoj të transmetojmë diçka të mirë edhe për jashtë, sepse ne po ndjehemi shumë mirë dhe shpresoj që edhe jashtë ta përçojmë këtë pozitivitet”, ka thënë Vivien.

 

You may also like