“Vëllai i Madh” shtron darkë për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përfundimit të natës së spektaklit Prime të kësaj të premteje, banorët e Big Brother VIP Kosova, kanë nisur të shijojnë darkën e shtruar për ta nga “Vëllai i Madh”.

Darka e përgatitur deri në detaje është e përgatitur nga restoranti “Fishop”, ndërsa banorëve iu është servirur në pjesën e oborrit të shtëpisë, e cila tani është edhe e dekoruar në nder të festave të fundvitit.

Darkën nuk patën rastin ta shijojnë, MC Beka dhe Gigi, pasi që dyshja janë eliminuar nga ky format televiziv gjatë natës së sotme, duke humbur kështu përfundimisht shansin për të konkurruar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

You may also like