Veliaj mbledh shumicën e shoqatave të Tiranës dhe paralajmëron dy kallëzime penale për manipulimin me zgjedhjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paralajmëruar padi për manipulimet me zgjedhjet për Shoqatën e Futbollit Tirana. Ai mblodhi dje presidentët dhe përfaqësuesit ligjorë të shoqatave sportive të Tiranës, ku gjatë fjalës së tij bëri me dije se Bashkia Tiranë ka gati dy kallëzime penale për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së dhe të Shoqatës Rajonale të Sportit Tiranë.

“Nesër ne do të bëjmë dy kallëzime penale. Do bëjmë një kallëzim për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës, ata të shoqatës së vjetër dhe besoj që do t’i bashkohet vandakut të madh që prokuroria sot ka në dispozicion. Vandaku vetëm po rritet në të gjithë fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari thellësisht kriminale, se sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë pastaj si vezë nëpër bikerinat e shoqatës. Për hir të transparencës, është shumë e nevojshme që ne të bëjmë apelin e shumicës. Në fakt në gjykatën e Tiranës janë regjistruar drejtuesit e shoqatave, jo delegatët që na i cakton FSHF dhe ne i zbulojmë këta vetëm kur shkojmë ditën e votimit. Kjo është një paturpësi dhe është një falsifikim dhe më vjen keq për këta që e kanë bërë”, tha ai.

Sipas Veliajt, ata do të shkojnë në burg. Një gjë e tillë, vijoi ai, është e pashmangshme.

“Kur falsifikon firmën siç ndodhi në Shijak, kur falsifikon delegatët dhe ti thua një ditë përpara që të kam njoftuar dhe 20 delegatë të tjerë që s’i njihte askush, kjo është kriminale dhe disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje dhe kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot. Këtu prezent kemi shumicën e shoqatave, jo me dyer të mbyllura, siç bëjnë ata me delegatë anonimë nga Shijaku që fanepsen në Tiranë, ku gjithë punëtorët e ngarkim-shkarkim të vezëve na dalin edhe delegatë të Tiranës. Kurse këtu prezentë janë të gjithë ata që realisht i kanë këto shoqata sportive në Tiranë”, theksoi Veliaj.

You may also like