Vela: Infiltrimi në veri nga njësitë ushtarake të Serbisë me maskim civil, rrezikon paqen e rajonit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, reagoi pas lajmit që presidenti serb i ka dhënë sot ushtrisë së tij.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela shprehet se “regjimi piromanik i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë e tij të grumbullohet në kufirin me Kosovën” dhe se “çdo infiltrim në veri të Kosovës nga njësitë ushtarake të Serbisë, me maskim civil, do të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

“Regjimi përfaqësues i Rusisë në Beograd po përshkallëzon situatën për të siguruar mbijetesën e tij”, shkroi mes tjerash Vela.

Kujtojmë se në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, sot pati tensione. Serbët lokalë kishin bllokuar hyrjet e ndërtesave komunale në këto tri komuna për të pamundësuar qasjen e kryetarëve të rinj në to.

Në Zveçan pati edhe përleshje mes protestuesve e zyrtarëve policorë.

Megjithatë, kryetari Ilir Peci ia doli të hynte në ndërtesë pas intervenimit policor, që u desh të përdorde edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Edhe në komunën e Zubin Potokut, kryetari i ri e pati të pamundur fillimisht qasjen në ndërtesë, mirëpo pas qëndrimit disaorësh në stacionin policor, forcat e rendit pastruan terrenin dhe liruan rrugën.

Izmir Zeqiri më pas hyri në ndërtesë dhe u rehatua në zyrën e tij të re, nga ku hoqi flamujt serbë.

E si pasojë e këtyre ngjarjeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë, ndërsa urdhëroi që forcat ushtarake të niset drejt kufirit me Kosovën. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like