“Vegeta” bëhet shkak i debatit të ashpër mes Fifit dhe Ilirit

by admin
Spread the love

Produksioni i ka vënë një klip banorëve, ku është dhënë përplasja e Fifit dhe Ilirit gjatë këtyre ditëve.

Një shaka, gjithmonë sipas Fifit, ka bërë që balerini shqiptar të preket jashtë mase.

“Balerin i dështuar” ishte deklarata e Fifit për Ilirin, i cili iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Soprano gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre.

Pas klipit, debati ka nisur sërish, ku Fifi i përmend një letër gjatë një loje, ku Iliri sipas saj e kishte ofenduar duke i thënë se kënga “Marova” është si “vegetë”, aq shumë e pëlqen.

Këtë gjë Fifi e ka marrë për keq, pasi sipas saj duket nënvlerësim që kënga e saj të krahasohet me vegetën.


You may also like