“Veç përpara o Shqipni”/ Ndeshja kundër Islandës për Ligën e Kombeve, kuqezinjtë ndezin festën në Reykjavik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja shqiptare do luajë sot ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Islandës.

Në prag të ndeshjes gazetari Endi Tufa sjell për Top Channel, atmosferën kuqezi nga Reykjavik në Islandë, ndërsa tifozët kanë nisur festën, veshur me ngjyrat kombëtare.

Sakaq gazetari Tufa zbuloi edhe formacionin e mundshëm me të cilin trajneri Reja ka menduar të mundë Islandën.

Kështu në mbrojtje pritet të jenë, Berisha, Hysaj,  Gjimshiti, Ismajli Kumbulla dhe Balliu mesfusha do i besohet Çekiçit, Gjasulës dhe Abrashit i cili është në dyshim me Asllanin. Në sulm Çikalleshi dhe Seferi, gjithësesi mbetet për t’u parë formacioni zyrtar, i cili do të publikohet pak para fillimit të ndeshjes.


Top Channel

You may also like