Vdiq ish-sportistja Shqipe Bajqinca-Brestovci – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-sportistja e njohur Shqipe Bajqinca-Brestovci, ka vdekur të dielën, pas një sëmundje të gjatë, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Shqipe Bajqinca ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit.

Ajo ishte kryetare e komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë i femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.

Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.

“Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh.
Ndarja e saj nga jeta do të lë boshllëm të madh tek brezat e rinj, e sidomos vajzat për të cilat ishte frymëzim, se si me punë, përkushtim dhe profesionalizëm mund të arrihen sukseset.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes së saj, sportdashësve dhe miqve të shumtë”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës, në faqen zyrtare në Facebook.

You may also like