Vdes Robert Batidner, udhëhoqi Francën të shfuqizonte dënimin me vdekje

by admin
Spread the love

Empoli merr tri pikët të rëndësishme në transfertën e Salernitanas, takim hapës i javës së 24-ët të Serie A.

Robert Badinter, i cili udhëhoqi përpjekjet për të shfuqizuar dënimin me vdekje në Francë, bëri fushatë kundër mohimit të Holokaustit dhe drejtoi një organizëm evropian që trajtonte pasojat ligjore të shpërbërjes së Jugosllavisë, vdiq në moshën 95 vjeçare.Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi Robert Badinter, një mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe ish-ministër i drejtësisë, si “figurë e shekullit”. Ministria franceze e Drejtësisë konfirmoi të premten vdekjen e 95-vjeçarit, pa dhënë detaje.

Një avokat dhe mendimtar, Robert Badinter njihej për përpjekjet e tij të vazhdueshme për t’i dhënë fund dënimit me vdekje.

Si ministër i drejtësisë gjatë drejtimit të Presidentit të atëhershëm Francois Mitterrand, zoti Badinter mposhti kundërshtitë në radhët e opinionit publik dhe fitoi mbështetjen parlamentare për heqjen e dënimit me vdekje në 1981.

I lindur në Paris në vitin 1928 në një familje hebreje, zoti Badinter ishte dëshmitar krimeve të nazizmit dhe humbi babanë e tij në kampin e vdekjes Sobibor, sipas zyrës së Presidentit Macron.

Zoti Badinter drejtoi Gjykatën Kushtetuese të Francës, shërbeu si senator për 16 vjet dhe konsiderohej nga shumë francezë si një pikë referimi, falë mbrojtjes së tij ndaj të drejtave të njeriut.

Në vitin 1991, zoti Badinter udhëhoqi një organizëm arbitrazhi të krijuar nga Komuniteti Ekonomik Evropian për t’i ofruar Konferencës së Paqes mbi Jugosllavinë këshilla ligjore pasi Sllovenia dhe Kroacia, kishin shpallur pavarësinë.

>

Ky organizëm u bë i njihur si Komisioni i Badinterit.

Komisioni i Badinterit lëshoi 15 opinione ligjore mes viteve 1991 dhe 1993, mes të cilave një që thoshte se Republika Federative Popullore e Jugosllavisë ishte shpërbërë. Kjo hapi i hapi udhë njohjes ndërkombëtare të Sllovenisë dhe Kroacisë si shtete sovrane në 1992.

Komisioni i Badinterit gjithashtu i shpalli kufijtë midis ish-republikave jugosllave si kufij ndërkombëtarë midis vendeve të reja të pavarura që mund të ndryshoheshin vetëm me diplomaci dhe jo me forcë.

Pavarësisht kësaj, luftërat shpërthyen në vitet 1990 në Kroaci dhe më vonë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, duke shkaktuar vdekjen e qindra mijëra njerëzve.

Në deklaratën e tij, Presidenti Macron nderoi kujtimin e një “burri të urtë të Republikës”, i cili, “pasi përjetoi tragjedinë e shekullit, mishëroi shpresën”. /VOA


Top Channel

You may also like