Vdes personi që u aksidentua javë më parë në Gjakovë

by admin
Spread the love

Një burrë ka vdekur, pas aksidentit të datës 28 gusht mes  dy automjeteve, në fshatin Hereq të Gjakovës.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe pse personi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, në raportin e policisë për aksidentin e datës 28 gusht, thuhej se të lënduarit janë liruar pas tretmanit mjekësor.

“Fsh. Hereq, Gjakovë 28.08.2022 – 23:25. Raportohet për një aksident trafiku mes  dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy meshkuj dhe dy femra kosovar-e, pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raport.

You may also like