Vdes papritur kampioni britanik i motoçiklizmit në moshën 35 vjeçare (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Keith Farmer, i lindur në Irlandën e Veriut dhe katër herë fitues në kampionatin britanik të motoçiklizmit, ka vdekur papritur në moshën 35 vjeçare.

Farmer ishte tërhequr për arsye të padeklaruara nga garimi profesionist në shtator të 2021.

I ndjeri kishte fituar kampionatin National Superstock me motorët 600cc në vitin 2011 si dhe National Superstock 1000cc në 2012 e 2018, ndërsa kishte konkurruar në titullin British Supersport në 2017. 

Gjatë karrierës së tij piloti nga Irlanda e Veriut ka garuar për kompeticionet më prestigjoze dhe është paraqitur rregullisht në garën e motorëve të rëndë British Superbike.

Familjarët nuk kanë dhënë te tjera informacione mbi ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Miq dhe kolegë konkurrues i bëni atij homazhe në rrjetet sociale.