Vdes papritmas një ushtar i RMV-së në misionin paqëruajtës në Kosovë

by admin
Spread the love




Një ushtar profesionist i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vdekur papritur në Prishtinë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Ushtari vdiq në moshën 44-vjeçare, me shumë gjasa nga një atak në zemër. Ai ishte pjesë e kontingjentit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin paqeruajtës të KFOR-it, njofton sdk, përcjell Shenja.

Ushtari ishte në shërbim në togën e sigurisë në Komandën e KFOR-it në Pejë. Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm, gjatë orëve të pasdites së datës 7 janar, ai është sëmurur dukshëm, pas së cilës i është dhënë menjëherë ndihma e parë nga shërbimi mjekësor kompetent në kuadër të kontingjentit.

Menjëherë me helikopter ushtarak, i shoqëruar nga personeli mjekësor ushtarak, ai është dërguar në spitalin e Prishtinës, ku pas mbërritjes i është bërë reanimacion, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar i vdekur, që sipas konstatimeve fillestare me siguri është nga një atak në zemër. .

Varrimi i paqeruajtësit do të bëhet me të gjitha nderimet ushtarake dhe në koordinim me familjen e tij në një kohë dhe vend që do të përcaktohet”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të ARSM-së. /SHENJA/


You may also like