Vdes një nëntëvjeçare në QKUK, policia nis hetimet

by admin
Spread the love

Një nëntëvjeçare ka vdekur në një nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë, të ndodhur në një nga klinikat e QKUK-së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima, 9 vjeç, femër, shtetase kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë, ka humbur jetën”.

Ai theksoi se policia e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Si vijimësi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngjitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”.

You may also like