Vdes një grua në sallën e operimit në një ordinancë private në Prizren, i biri ankohet në Polici

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grua ka vdekur gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

Gashi theksoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë derisa rasti po trajtohet si ” Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Trajtim i pa ndërgjegjësohem mjekësor” / Me datën  23.06.2022 rreth orës 17:10 min, kemi pranu një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private cila gjendet ne rrugën Gjeravica në Prizren, reagimi policor  ishte i menjëhershëm patrulla kanë dalë ne vend ngjarjes ku kanë kontaktuar  me palën ankuese  ku i njëjti deklaron se nena e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me ketë rast të gjitha njësitet relevante kanë dalë ne vendin e ngjarjes,po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dal ne vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të  iniciohet rast “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, tha Gashi

Sipas tij trupi i pa jetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë.

Ndërsa rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren.

You may also like