Vdes në moshën 65-vjeçare aktori i “Sex and the City”, Bruce MacVittie

by admin
Spread the love

Ka vdekur aktori i dashur Bruce MacVittie, i njohur më së shumti për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Sex and the City”.

Ai ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare.

MacVittie vdiq në një spital të Manhattan të shtunën, konfirmoi gruaja e tij, Carol Ochs, për New York Times të enjten.

Deri më tani nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes.

MacVittie u bë gjerësisht i njohur për rolin e tij si Danny Scalercio në “The Sopranos”, si dhe paraqitjet e tij në “Law & Order” dhe “As The World Turns”.

Karriera e tij filloi në Broadway, duke punuar si mësues i Al Pacinos në prodhimin e vitit 1983 të “American Buffalo”. Më vonë ai mori rolin kryesor.

Bruce MacVittie në “The Sopranos”

Karriera e MacVittie përfshin shumë shfaqje të njohura, përfshirë rolet në “Miami Vice”, “Sex and the City”, “Oz”, “Blue Bloods”, “Chicago Med” dhe “The Deuce”.

Aktori gjithashtu merrej me filma duke u shfaqur në “Stoneëall”, “Hannibal” dhe “Brooklyn’s Finest”.

 

Një nga rolet e tij të fundit ishte interpretimi si detektiv në serialin e kufizuar të Netflix, fitues i çmimit Emmy, “When They See Us”.

MacVittie ka lënë pas gruan e tij dhe vajzën e tyre, Sophia Oliva Ochs MacVittie.

 

 


Lexo lajme interesante

You may also like