Vdes në moshën 63 vjeçare ish- anëtari i kryesisë së FFK-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot ka vdekur kontribuesi i madh i futbollit kosovar, Skënder Selmani në moshën 63-vjeçare.

Selmani, ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i gjyqtarëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri (me 14 shkurt – 1993), Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, ka dhënë kontribut të madh në kohëra më të rënda.

Tash e shume vite jetonte ne Gjermani. Nga atje vazhdimisht e ka përcjellë futbollin e Kosovës dhe të gjitha zhvillimet këtu. Ka qenë ndër zërat më kritikë për dukuritë negative që kanë ndodh në futboll dhe ka folur haptas për gjithçka.

Familja Selmani ka njoftuar se varrimi do të bëhet në Mitrovicë, ndërsa për kohën do të njoftojnë me kohë.

You may also like