Vdes në moshën 33-vjeçare DJ i njohur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka vdekur në moshën 33-vjeçare DJ skocez, Jamie Roy. Lajmin e hidhur e konfirmoi vetë familja e të riut, por nuk dha më shumë detaje.

“Jamie ishte një djalë, vëlla, nip e xhaxha shumë i dashur e i talentuar. I dashur nga miqtë e kolegët e tij të shumtë brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Jemi zemërthyer”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE KETE

Shkundet toka, ky vend goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Ndërkohë, miqtë dhe kolegët e përshkruan si njeri të jashtëzakonshëm.Roy ishte me origjinë nga Dumfries, u bë i famshëm fillimisht në Glasgow dhe vazhdoi performancën në gjithë botën.

Ai njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza dhe luante në vende të tilla si Pacha, Amnesia dhe Ibiza Rocks./Botapresss.info/

You may also like