Vdes në aksident në Bullgari, babai i talentit të Shkëndisë nga Tetova Dashmir Elezit

by admin
Spread the love

Lajm i tmerrshëm vjen sot nga Bullgaria, nga Plovdivi. Babai i përfaqësueses sonë të të rinjve dhe megatalentit të Shkendijës, Dashmir Elezi, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë trafiku sot në afërsi të atij qyteti.

Një veturë e tipit BMW mëngjesin e sotëm ka hyrë në korsinë për në rrugën kryesore dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion tip “Stayer”, në makinë udhëtonin tre persona shtetas të Maqesonisë, ku si pasojë ka humbur jetën 41 vjeçari S.E. i cili njëherit është edhe prindi i lojtarit të njohur të klubit futbollistik Shkëndija Dashmir Elezit, si dhe pasagjeri tjetër 26 vjeçar D.J. i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetura e cila është aksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Plovdiv – Karlovë siç raportojnê mediat bullgare e gjithë pjesa e përparme e makinës pothuajse është e shkatërruar. Në zonë ka përfaqësues të policisë së Plovdivit dhe zjarrfikësit, 26 vjeçari ndodhet në urgjencën e Spitalit në Bullgari!

You may also like