Vdes James Caan, aktori që mori famë në filmin ‘The Godfather’

by admin
Spread the love
James Caan dhe Al Pacino në filmin Godfather

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare aktori James Caan, që ndërtoi një karrierë të gjatë në role të ndryshme në gjashtë dekada, por që famën e mori nga filmin “Godfather”, ku luajti Sonny Corleonen.

Lajmi u bë me dije nga familja në rrjetin social Twitter, në një postim ku shkruhet:

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut. Familja vlerëson ngushëllimet e përzemërta dhe ju kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.”

James Caan si Sonny Corleone në “The Godfather” (1972).

Caan lindi në 1940-ën në Bronx të Nju Jorkut, dhe arriti famë të madhe në aktrim gjatë viteve ’70-’80.

Ai ka qenë pjesë e filmave të famshëm si “El Dorado”, “Elf”, “Alien Nation, “Brando” e të tjera.

You may also like