Vdes ish-futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve në Kombëtaren e Shqipërisë, Vladimir Ajazi ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Ajazi ka vuajtur nga një sëmundje e cila edhe ia mori jetën, njoftojnë mediat shqiptare.

Ajazi mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti të Durrësit.

Gjithashtu Ajazi ishte dhe pjesë e Kombëtares në kohën kur drejtohej nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel në vitet 2002-2006 duke mbajtur detyrën e përgatitësit të portierëve.

Ajazi siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës por u stacionua për vite me radhë në Durrës duke qenë pjesë e skuadrës durrsake të Lokomotivës.

Për vdekjen e Ajazit ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

You may also like