Vdes gruaja e cili ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj

by admin
Spread the love




Në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë gruaja 46-vjeçare nga Negotina, e cila para pesë ditëve, më 2 gusht, u rrah nga ana e partnerit të saj. Gruaja prej atëherë ka qenë në komë për shkak të lëndime të rënda.
Fokus shkruan se tani më e ndjera ka qenë nënë e dy fëmijëve të rritur, ndërsa dhunuesi ka qenë partner i saj me të cilin ka qenë në lidhje një kohë më të gjatë.
Ngjarja e 2 gushtit është denoncuar në polici nga ana e mjekut kujdestar nga Ndihma urgjente mjekësore në Negotinë, pas çka dhunuesi është privuar nga liria. Ai vetë e ka denoncuar rastin në ndihmën urgjente.
Prokuroria hapi hetim për rastin, ndërsa dhunuesi tani është në paraburgim.


You may also like