Vdes futbollisti, u godit nga rrufeja – Shqip

by admin
Spread the love

Një futbollist ka vdekur pasi që u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje në Indonezi.

Bëhet fjalë për futbollistin Septain Raharja, i cili po luante në miqësoren mes 2 Flo FC Bandung dhe FBI Subang.

Ngjarja tragjike ndodhi në Javan Perëndimore.

Pas goditjes, 35-vjeçari kishte ende shenja të jetës por që vdiq më pas në spital për shkak të djegieve.

Kjo është hera e dytë që një futbollist në Indonezi goditet nga vetëtima.

Futbollisti në Javën Lindore, gjatë vitit të kaluar ishte goditur nga vetëtima dhe kishte pësuar sulm në zemër.

Por, ky me sukses ishte rikthyer në jetë nga mjekët.

You may also like