Vdes foshnja, spitali i Pejës: Nuk bëhet fjalë për neglizhencë

by admin
Spread the love

Një foshnje ka vdekur të mërkurën në spitalin e Pejës.

Rasti është raportuar në polici, derisa babai po dyshon tek neglizhenca e mjekëve.

Por, lidhur me rastin ka reaguar reparti i Gjinekologjisë të këtij spitali.

Përmes një komunikate, institucioni në fjalë ka thënë se lindja ishte kryer por se foshnja kishte lindur e vdekur.

Spitali në reagim thekson se nuk bëhet fjalë për neglizhencë.

Në njoftim po ashtu thuhet se po bashkëpunon me organet hetuese.

“Shtatzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga mjeku specialist dhe i është rekomanduar pranimi në spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejtur asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin. Sipas parametrave obsterik lindja është vendosur që të bëhet si lindje e rregullt duke respektuar rregullat protokollare”.

“Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes. Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbështjellë kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur”.

“Por, në anën tjetër sigurojmë ata dhe gjithë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë neglizhencë dhe rasti nuk ka ndodhur për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të personelit tonë, veprime këto të cilat kanë qenë skajshmërisht të mëdha dhe të bazuara në protokollet lidhur me lindjet, por raste të tilla fatkeqësisht nuk janë në dorën tonë që t’i evitojmë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë dhe personeli ynë është duke bashkëpunuar plotësisht me organet hetuese që po merren me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Spitalit Rajonal të Pejës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like