Vdes biznesmeni nga Gjakova, u plagos para një muaji me armë zjarri

by admin
Spread the love

Është ndarë nga jeta biznesmeni nga Gjakova, Muhamet Juniku i cili u plagos një muaj me parë me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarë të tij si dhe mediat lokale.

Në bazë të raportit të policisë, një muaj me parë, thuhet se pas një mosmarrëveshje i akuzuari kishte shtënë drejt biznesmenit Muhamet Juniku duke e lënë të plagosur.

Por, ai nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e tregojnë edhe në faqen e fshatit Dujakë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në moshë të re është ndarë nga jeta bashkëvendasi ynë Muhamet Juniku BETI, i cili përherë do të kujtohet si njeri i buzëqeshur, gazmor e i dashur me të gjithë”.

Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët e tij ku edhe kanë shprehur ngushëllime.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Raporti i plotë i policisë:

“Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

You may also like