Vdes aktori i njohur shqiptar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare Arben Shaka, aktori i njohur i humorit.

Prirjet e tij ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore, duke bërë bashkë filmin dhe cirkun.

Ai ka kaluar plot 33 vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë. Ndër filmat ku luajtur “Cirku në fshat”, “Perse bie kjo daulle”, “Odiseja e tifozëve”.

Arben Shaka e filloi karrierën artistike në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” dhe në moshën 17-vjeçare nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.


You may also like