Vdes afaristi nga Gjilani, Basri Kçiku – Vuante nga një sëmundje e rëndë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka vdekur afaristi Basri Kçiku, njëri nga pronarët e kompanisë së njohur nga Gjilani, “Bejta Commerce”.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga miqtë e tij, në rrjetet sociale.

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të afaristit e humanistit Basri Bejtullah Kqiku. Basriu na la me kujtime të shumta të angazhimeve në të gjitha proceset për t’i shërbyer vendit me tërë familjen. Ngushëllime familjes Kqiku dhe të gjithë miqëve që e njohën Basriun”, ka shkuruar Ahmet Isufi.

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se Basriu vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Thellësisht i prekur për ndarjen e dhimbshme nga jeta të biznesmenit e humanistit të madh të Gjilanit, Basri Bejtë Kqiku. Sëmundja e rëndë të ndali në kohën më të mirë”, ka shkruar Haziri.

“Gjilani dhe Kosova ka me ju kujtu përjetë, ty e babain tuaj, për kontributin e jashtëzakonshëm për vendin”.

“I dashur Adem, e dashura familje Kqiku, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”.

“Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, përfundon dedikimi i Hazirit.

You may also like