Vdekja e të riut në stacionin e policisë në Kavajë, Meta: Trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese

by admin
Spread the love

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ku një i ri i arrestuar i dha fund jetës në qeli.

Në një njoftim në “Facebook”, Meta tha se kjo
ngjarje trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të
ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që
një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është
Komisariati i Policisë së Kavajës”, ka thënë Meta.

“Humbja e një
jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm
një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek
organet ligjzbatuese”, ka theksuar Presidenti.

“Bëj thirrje për
zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe
vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të
pajustifikueshme!”, ka shkraur Meta.

Pasditen e
djeshme i riu Ilvi Meta gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit.

Ai dyshohet se
kreu vetëvrasje me lidhësen e kapuçit të xhupit sportiv. Meta ishte arrestuar
pak orë para ngjarjes pasi gjykata kishte vendosur në mungesë arrest me burg
për akuzën e vjedhjes.

Ndërkohë, sot
policia njoftoi arrestimin e tre policëve në lidhje më këtë ngjarje

You may also like