Vdekja e Nishanit, Hoti: Intelektuali që ka lënë prapa veprat e tij të përjetshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen dhe gjithë shqiptarët për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në
rrjetin social Facebook ka thënë se lajmin për vdekjen e Bujar Nishanit e mori me
pikëllim të thellë.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të
ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues
që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të
gjitha trevat shqiptare.

Me të gjitha këto veti të një burrështetasi, Presidenti
Nishani ka ndërruar jetë për të lënë prapa veprat e tij të përjetshme.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë shqiptarëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ish-Presidentin, Bujar
Nishani!

You may also like