Vdekja e Mikail Gorbaçov/ Kreu i fundit i BRSS që ribashkoi Gjermaninë dhe u “urrye” në Rusi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lideri i fundit sovjetik, Mikail Gorbaçov, njeriu që karakterizoi zhvillimet e shekullit të 20-të, është shuar në moshën 91-vjeçare.

Që nga momenti që mori pushtetin në 1985-sën, Gorbaçovi, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, e hapi atë ndaj botës e ndoqi një sërë reformash transformuese.

Që në fillim, u distancua prej gabimeve të partisë komuniste nga koha e Stalinit dhe krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe doktrinës së Leonid Brezhnjevit. Kursi i tij i reformave për liberalizim i hapi rrugën ndryshimeve në BSSR, por edhe në të gjithë bllokun lindor.

Pak liderë kanë pasur një ndikim kaq të thellë në rendin global. Gorbacovi shpresoi që ta rigjallëronte shoqërinë e saj në Europën lindore.

Ekonomia sovjetike kishte vite që po luftonte për të mbajtur ritmin me atë të SHBA-së dhe politika e tij e Perestrojkës u përpoq të reformonte tregun në sistemin e drejtuar nga shteti.

Ndërkombëtarisht, arriti marrëveshje për kontrollin e armëve me Washingtonin, refuzoi të ndërhynte kur kombet e Europës Lindore u ngritën kundër sundimtarëve të tyre komunistë dhe i dhanë fund luftës së përgjakshme sovjetike në Afganistan, të ndezur që nga viti 1979.

Nga ana tjetër politika e tij e glasnostit, ose hapjes, i lejoi njerëzit të kritikonin qeverinë në një mënyrë që më parë kishte qenë e paimagjinueshme. Rëndësia historike e këtij lideri të madh është e padiskutueshme.

Por ndërsa në Rusi vlerësimi për të nuk ishte nga më të lartët, pikërisht për qasjen ndaj Perëndimit, ndryshe ishte situata jashtë kufijve sidomos në mesin e gjermanëve.

Nobelisti i paqes konsiderohet si një ndër etërit e ribashkimit të Gjermanisë. Gorbacovi nderohet pamasë për rolin e tij në këtë drejtim. Ai u bë i pari kryetar shteti që vizitoi Gjermaninë pas ribashkimit.

Në nëntor 1990 në Bon u nënshkrua marrëveshja për fqinjësinë e mirë, partneritetin dhe bashkëpunimin, kjo ishte e para marrëveshje ndërkombëtare në Gjermaninë e ribashkuar.

Politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota e kanë vlerësuar nobelistin e Paqes, duke shprehur admirimin e thellë për të. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e cilësoi “një burrë shteti unik” që ndryshoi rrjedhën e historisë. Për presidentin amerikan Joe Biden, Gorbacovi ishte

politikan me “horizont të jashtëzakonshëm”. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ngriti lart veçanërisht rolin vendimtar të Gorbaçovit për Europën dhe rrëzimin e Perdes se Hekurt.

Gorbacovi ishte njeri i paqes, tha shefi i Elizese, Emmanuel Macron, vendimet e të cilit i hapën rusëve rrugën drejt lirisë, ndërsa në Europë, ndikoi duke ndryshuar historinë tonë të përbashkët.”

 


Top Channel

You may also like