Vdekja e Mbretëreshës shtynë një tjetër ndeshje, këtë herë në Europa League

by admin
Spread the love

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bëri që të gjitha ndeshjet e kësaj jave të Premier League të anuloheshin. Megjithatë, së fundmi është anuluar edhe një tjetër sfidë, këtë herë në Europa League.

Bëhet fjalë për sfidën midis Arsenalit dhe PSV e cila ishte e programuar të zhvillohej ditën e enjte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se sfida është shtyrë për shkak të ceremonisë së zhvilluar për vdekjen e Mbretëreshës së Anglisë. Sfida do të riluhet në një tjetër datë për të cilët të gjitha palët janë duke diskutuar. /oversport.tv

You may also like