Vdekja e Mbretëreshës, Charles i tha Harryt të mos e merrte me vete Meghan në kështjellën Balmoral

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbretëresha Elizabeth II u nda jeta dy ditë më parë në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral në Skoci. Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore u mblodhën me urgjencë aty për të qenë pranë Mbretëreshës pasi mjekët thanë se gjendja shëndetësore e Elizabeth II nuk ishte e mirë.

Por nga anëtarët e familjes mbretërore pati edhe mungesa. Meghan Markle, bashkëshortja e Princit Harry, nuk ishte e pranishme. Harry u telefonua nga babai i tij, tashmë Mbreti Charles III, i cili i tha që mos ta merrte me vete Meghan në kështjellën Balmoral.

Kështu raporton britanikja “The Sun”. Princi Harry ishte i fundit që mbërriti në kështjellë pas vdekjes së mbretëreshës dhe i pari që u largua.

Mbreti Charles III 73 vjeç dhe motra e tij Princesha Anne 72 vjeç, dy fëmijët e Elizabeth, ishin të vetmit që arritën ta shihnin Mbretëreshën përpara se të vdiste.

“Charles i tha Harryt se nuk ishte e drejtë dhe e përshtatshme që Meghan të ishte në Baltimore në këtë moment të trishtuar. Iu tha gjithashtu se edhe Kate (bashkëshortja e Princit William) nuk do të shkonte dhe se rrethi duhej të kufizohej në familjen e ngushtë. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur”, tha një burim për The Sun.

Princit Harry iu refuzua gjithashtu një vend në avionin mbretëror me të cilin udhëtuan në Skoci vëllai i tij Princi William dhe xhaxhallarët e tij Princin Edward dhe Andrew.

Kjo bëri që ai të shkonte në Skoci në kështjellën Balmoral me vonesë dhe i fundit nga të gjithë anëtarët e familjes mbretërore pasi u njoftuan për shëndetin e Mbretëreshës.

 

You may also like