Vazhdon eksodi te Teuta, klubi njofton tre largimet e radhës

by admin
Spread the love

Teuta po vazhdon të ristrukturojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Klubi durrsak ka njoftuar largimin e tre lojtarëve të tjerë nga ekipi.

Bëhet fjalë për futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyja dhe Reuben Acquah. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive”, shkruhej në postimin e Teutës. /oversport.tv

You may also like