Vazhdon bashkëpunimi Anguissa-Napoli, mesfushori rinovon deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

“Napoli njofton se ka rinovuar kontratën e futbollistit Frank Zambo Anguissa deri në 30 qershor të vitit 2025 me një opsion për një zgjatje nga ana e klubit deri në 30 qershor të vitit 2027”. Me këtë njoftim të shkurtër në faqen zyrtare, klubi italian zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin nga Kameruni.

Anguissa, që u transferua te Napolin në verën e vitit 2021 nga Fulham, që në fillim u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Luciano Spallettit në mesfushë.

Këtë sezon lojtari ka shënuar edhe tre gola me peshë: një kundër Liverpool në Champions në “Maradona” dhe një dygolësh në kampionat ndaj Torinos. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli

You may also like